Challandes nën presion të madh në konferencë nga gazetarët, pyetet nëse dorëhiqet në rast se humb nesër

Challandes nën presion të madh në konferencë nga gazetarët, pyetet nëse dorëhiqet në rast se humb nesër

Challandes nën presion të madh në konferencë nga gazetarët, pyetet nëse dorëhiqet në rast se humb nesër

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka thënë se çdo ditë është mbijetesë për të, shkruan Periskopi.

Zvicërani e ka gjetur veten nën presion të madh pas ecurisë së rezultateve negative, teksa në konferencën e sotme për shtyp iu parashtrua pyetja:

Problemet tona me ty mund të jenë për rezultatet. Çfarë sa i përket përgjegjësisë morale të trajnerit për rezultatet negative? Në humbje të mundshme nesër do të mendoni dorëheqjen?

Kësaj pyetjeje, Challandes iu përgjigj kështu:

“Nuk mund të vendosi nëse do të dorëhiqem apo jo. Por, për mua, nëse pyetja është nëse unë do të jem trajneri i Kosovës edhe vitin tjetër apo jo. Nëse e merrni shkrimtarin Marquez, që kur mora kontratën në Prishtinë, e kam të qartë se çdo ditë është mbijetesë. Ashtu ka qenë gjithmonë, ashtu është edhe tani. Edhe nesër duhet të mbijetojë, siç kam bërë gjithmonë, më pas mbetet të shihet. Nëse FFK mendon që duhet të bashkëpunojmë, do ta bëjmë. Nëse jo, do të shohim. Gjatë gjithë kësaj kohe bëhet fjalë për mbijetesë. Nuk e di çfarë janë rezultatet e këqija dhe nëse e dini se çfarë kundërshtarë kemi pasur”, ishte përgjigja e trajnerit.

A mendoni që është egoiste të mendohet për veten kur janë në pyetje rezultatet e këqija të Kosovës?

“Keni të drejtë. Mbijetesa është për çdo trajner, në secilën skuadër. Jam këtu që 3-4 vite dhe mendoni se nuk më intereson për Kosovën? Për skuadrën time? Sepse është puna ime? Jo, jo! Është e çuditshme të mendohet kështu. Më pëlqen Prishtina, Kosova.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: