Challandes: Shpresojmë të mos e bëjmë këtë kundër Suedisë

Challandes: Shpresojmë të mos e bëjmë këtë kundër Suedisë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, i është drejtuar medieve në konferencë për shtyp sot, para takimit me Suedinë.

Zvicerani shpreson që lojtarët e tij mos të humbin rastet vetëm për vetëm me portierin sic bënë në ndeshjen ndaj Spanjës.

“Suedia është shume skuadër e fortë për kundërshtarët, sidomos kur luan në shtëpi, luan një futboll shumë të fortë, janë të fortë fizikisht dhe ia pamundëson kundërshtarit të luaj lojën e tyre”, ka thënë Challandes.

“Por ne duhet të gjejmë mundësinë për të gjetur miksimet për t’i bërë ballë, duhet të provojmë ta sulmojmë Suedinë dhe të mos i humbim rastet vetëm për vetëm me portierin”, tha ndër të tjerash trajneri i Kosovës.

Shpërndaje në: