Chelsea 140 milionë për tre lojtarë

Chelsea 140 milionë për tre lojtarë

Chelsea është gati të ofrojë plotë 140 milionë funte për tre lojtarë.

Sipas të përditshmes britanike ‘The Sun’, pesë herë kampioni i Premier Ligës dëshiron në skuadër sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku, mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly dhe mesfushorin e talentuar të Santosit, Thiago Maia.

Trajneri i ri i londinezëve, Antonio Conte pritet të bëjë disa transferime në këtë verë, në mënyrë që skuadrën ta bëjë garuese për titullin e Premier Ligës.

Vlen të ceket se Lukaku ka qenë pjesë e Chelseas edhe në të kaluarën. /Periskopi.com

Shpërndaje në: