Chelsea gati 48 milionë për Koulibaly

Chelsea gati 48 milionë për Koulibaly

Chelsea është gati të ofrojë plotë 48 milionë funte për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, shkruan The Sun.

Pesë herë kampioni i Anglisë është i etur të transferojë senegalezin, ndërsa ditë më parë besohet se ka dërguar një ofertë 42 milionë funte për të, e cila thuhet të jetë refuzuar.

Megjithatë, shuma e 48 milionëve mund të rezultojë me kalimin e lojtarit në fjalë në Stamford Bridge brenda këtij afati kalimtar të transfereve. /Periskopi.com

Shpërndaje në: