Chelsea me interesim për Sterling – Ky është çmimi i tij

Chelsea me interesim për Sterling – Ky është çmimi i tij

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling është një lojtar që është në listën e Chelseat dhe me kontratën e tij që skadon në qershor 2023, është padyshim një situatë për t’u vlerësuar, raporton eksperti i merkatos, Di Marzio.

Me largimin e Romelu Lukakut te Interi në huazim, Chelsea ka besim të mbyllë marrëveshjen e Sterlingut, me trajnerin Thomas Tuchel – i cili është një tifoz i madh i anglezit.

27-vjeçari është me origjinë nga Londra mund të kalojë tek “Blues” pas disa viteve mahnitëse tek City.Klubi tani është duke punuar. Shuma e transferimit mund të jetë rreth 35 milionë paund.

Shpërndaje në: