Chelsea nuk ka më para të shpenzojë, bën një ofertë kreative për top lojtarin 80 milionësh të PL

Chelsea nuk ka më para të shpenzojë, bën një ofertë kreative për top lojtarin 80 milionësh të PL

Chelsea i ka ofruar West Hamit dy futbollistë të skuadrës së parë në këmbim të Declan Rice, para se të mbyllet afati kalimtar i verës.

Frank Lampard e admiron shumë Rice, 21-vjecar, dhe dëshiron transferimin e tij në ”Stamford Bridge”, para mbylljes së merkatos verën e ardhshme.

”Të Kaltërit” kanë shpenzuar rreth 250 milionë euro këtë afat dhe e ka të pamundur të vazhdojë të shpenzojë më shumë, transmeton Periskopi.

Mirëpo, West Hami nuk dëshiron ta humbas lojtarin kryesor, por edhe nëse e bën, nuk do të lejonte shkuarjen e tij për më pak se 80 milionë euro.

Në mungesë të fondeve tjera, Chelsea i ka ofruar dy futbollistë rivalit lokal.

Sipas ”Transfer Window Podcast”, Chelsea i ka ofruar ”Cekanëve’ Antonio Rudigerin dhe Ruben Loftus-Cheek në këmbim të Rice. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: