Chelsea rezervon biletën, kualifikohet për fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, Ligës së Kampionëve
Klubi londinez, Chelsea ka arritur që të kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve, kjo pasi mposhti ekipin francez, Rennes, me rezultat minimal 1:2, transmeton Periskopi.
Blutë e Londrës shënuan golin e parë në minutën e 22’të të ndeshjes, ku pas një superaksioni të Mount rrjetën e gjeti Odoi.
Goli i barazimit nga vendasit erdhi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 84’të të ndeshjes ku rrjetën e gjeti sulmuesi, Guirassy.
Kurse londinezët shënuan golin e avantazhit krejt në minutat e fundit të ndeshjes, kur sulmuesi francez, Giroud gjeti rrjetë.
Kujtojmë se, në takimin e parë në ”Stamford Bridge” Chelsa triumfoi 3:0 kundër ekipit francez. /Periskopi.



