Chelsea të paktën 14 lojtarë në shitje, mes tyre dhe Broja

Chelsea të paktën 14 lojtarë në shitje, mes tyre dhe Broja

Chelsi ka nisur një operacion pastrimi në ekip duke deklaruar se të paktën 14 lojtarë do të jenë në shitje. Mes emrave është edhe Armando Broja por vlera e tij tashmë ka zbritur në 17 milionë euro.

Chelsea është e hapur për të shitur një numër të madh lojtarësh gjatë merkatos së verës, veçanërisht ata që kaluan sezonin e kaluar në formë huazimi. Klubi ka vendosur të mos mbajë më një grup të madh lojtarësh të huazuar që nuk pritet të jenë pjesë e skuadrës së parë nën drejtimin e trajnerit të ri Enzo Maresca.

Nga 28 lojtarët e përzgjedhur për Kupën e Botës për Klube, vetëm Andrey Santos, një mesfushor i ri brazilian, ka arritur të fitojë vend në skuadër pas një periudhe huazimi.

Pjesa tjetër, përfshirë emra si Raheem Sterling, Axel Disasi, Kepa Arrizabalaga, Djordje Petrovic, Armando Broja, Joao Felix, Renato Veiga, Ben Chilëell, Carney Chukëuemeka dhe Lesley Ugochukëu, janë në treg dhe të gatshëm për t’u shitur.

Armando Broja preferohet tashmë nga Leipzig dhe VfL Wolfsburg por vlera e tij ka zbritur tashmë në 17 milionë euro, nga 50 që ishte dy vite më parë dhe para se të dëmtohej

Në rastin e Kepa Arrizabalaga-s, portieri spanjoll, që është në vitin e fundit të kontratës së tij, ka një çmim simbolik prej vetëm 5 milionë paundësh. Ndërkohë, Benfica është e interesuar seriozisht për të rikthyer Joao Felix.

Sterling, i cili luajti sezonin e kaluar si i huazuar te Arsenal, pati 12 ndeshje si titullar, ndërsa Chelsea vazhdoi të mbulonte rreth gjysmën e pagës së tij prej 300 mijë paundësh në javë.

Ndërkohë, lojtarë të huazuar në ligat e ulëta si Alfie Gilchrist, Alex Matos, Leo Castledine dhe Zak Sturge po shqyrtojnë transferime të përhershme larg nga Stamford Bridge. Mbrojtësi Sturge, 20 vjeç, është në bisedime të avancuara për të qëndruar përfundimisht te Millëall, ku luajti në huazim.

Chelsea preferon shitjet direkte, por mund të jetë e hapur për huazime të reja më vonë gjatë merkatos nëse nuk arrin të sigurojë blerës për të gjithë lojtarët.

Ndërkohë, talentët Kendry Paez dhe Mathis Amougou pritet të huazohen te Strasbourg, ndërsa portieri i ri Teddy Sharman-Loëe është në bisedime për një kontratë të re dhe një huazim të mundshëm te Bolton Wanderers në League One, raporton Oranews, transmeton Periskopi

Shpërndaje në: