Chelsea vendos përfundimisht për Lukakun

Chelsea vendos përfundimisht për Lukakun

Romelu Lukaku e dëshiron largimin nga Chelsea, pas një sezoni zhgënjyes te klubi nga Londra.

“Sky Italia” raporton se Chelsea është gati për të lejuar largimin e belgut, por vetëm në formë të huazimit.

Sipas mediumit italian, së shpejti do të nisin bisedimet me Interin.

Lukaku thuhet se është i gatshëm për të përgjysmuar pagën, vetëm që të rikthehet te “Nerazzurrët”.

Në verën e vitit të kaluar, 29-vjeçari u largua nga Interi drejt Chelseat për 113 milionë euro.

Megjithatë, Lukaku nuk arriti që edhe te “Blutë” të vazhdojë me formën që e kishte te skuadra italiane, me të cilën e fituan titullin e kampionit në Serie A.

Ndryshe, ish-sulmuesi i Evertonit e Manchester Unitedit me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Shpërndaje në: