Çifti që hoqi dorë vullnetarisht nga seksi

Periskopi.com Zoya

Marrëdhënia jonë nisi si një tradhti në fund të tridhjetave. S’ishte tradhtia e parë për asnjërin nga ne, por ishte e fundit.

Çfarë nisi si një etje epshore, u zhvillua dhe u thellua deri kur kuptuam se kishim gjetur dashurinë e jetës te njëri-tjetri. Brenda tre vitesh u martuam që do të thoshte se mund të bënim dashuri kur të dëshironim, ditë dhe natë. Bënim dashur të nxitur nga ndjenjat dhe epshi në të njëjtën sasi.

Dhe kështu vijoi me kalimin e viteve. Madje u kapëm në mes të aktit kur ishim 70 vjeç nga dikush që mendonte se kishim hequr dorë nga këto gjëra. Sa gabim e kishte.

Në fillim të tetëdhjetave, lodhja e trupave tanë ia hoqi kënaqësinë seksi. Duhet të prisnim deri sa të aplikohej lubrifikuesi dhe deri sa kokrra e vogël blu të jepte efekt. Pastaj s’ndiheshim më rehat dhe seksi u kthye në një përvojë të sikletshme, të dhimbshme dhe të vështirë.

Dëshira për t’i falur kënaqësi njëri-tjetrit u zëvendësua nga dëshira për të mos i shkaktuar dhimbje.

U ndjemë sikur humbëm dikë kur vendosëm t’i jepnim fund jetës sonë seksuale. Sot, kthejmë sytë pas dhe e kujtojmë me nostalgji sa e bukur, sa kuptimplotë dhe emocionuese ishte bashkimi i trupave tanë.

Nga një grua anonime për The Guardian

Shpërndaje në: