Cila është e vërteta e qëndrimeve të Donald Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë?

Cila është e vërteta e qëndrimeve të Donald Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë?

Sipas kësaj gazete, Trump ka thënë se me të marrë zyrën si Preisdent i SHBA’së, do t’i ‘forcojë raportet me qeverinë serbe”.

I pyetur lidhur me atë se a mund të ndryshojnë politikat e Uashingtonin karshi Serbisë, Trump citohet të ketë thënë:

“Para se gjithash, më lejoni të ju them se bombardimi i Serbisë ishte një gabim i madh sepse serbët ishin aleatët tanë në të gjitha luftërat. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Fatkeqësisht, administrata e Clintonit u ka shkaktuar shumë dëme serbëve. U kam kërkuar falje serbëve për aksione tona që kanë qenë pasojë e politikës së Clintonit. Unë do t’i përmirësoj dhe do t’i forcoj raportet tona me qeverinë serbe. Kur ta marr zyrën, unë do ta ndryshoj kursin për të mirë”, citohet të ketë thënë Trump.

Çka deklaroi Trump për bombardimet e NATO’s në The Guardian?

I pyetur lidhur me mbështetjen që Bill Clinton i kishte dhënë intervenimit në Kosovë në mënyrë që të parandalohej spastrimi etnik, shkruan Guardian, megjithatë Trump përgjigjet: Është OK, sigurisht

Pikërisht para një viti, Donald Trump në një intervistë për The Guardian, flet për politikën e jashtme amerikane. Me fokus të veçantë, ndalet tek situata në Siri. Me titull “Assadi është i keq, por Amerika duhet të ndalojë politikën e ‘ndërtimit të kombeve’, Trump kishte folur edhe për bombardimet e NATO’s ndaj Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të fokusohen më shumë në vetveten se sa në ndërtimin e kombeve”, pati thënë Trump për Guardian, pikërisht më 13 tetor 2015.

Duke e përshkruar filozofinë e tij, kandidati republikan për president merr dy shembuj: Kosovën e viteve 1990 dhe konfliktin kundër ISIS’it sot, shkruante Guardian.

Duke folur për politikën e jashtme, Trump, megjithëse heziton të jetë pro intervenimeve ushtarake nga ana e Amerikës, ai është i gatshëm të bëjë disa përjashtime.

“Janë disa rrethana kur e shihni se si po shkojnë gjërat, që ndoshta janë të tmerrshme…ISIS është një nga to”, deklaronte Trump.

Trump deklaron se ai është për të ‘dërguar ushtrinë amerikane varësisht nga rrethanat’.

“Nëse po ndodh një problem në botë dhe ju mund ta zgjidhni problemin”, citohej Trump nga intervista në Guardian.

“Nuk ka funksionuar”, thotë Trump. “Iraku ishte destinuar të bëhej vend demokratik. Nuk funksioniu, në rregull? Nuk do të funksionojë në asnjërën nga këto mënyra”, thoshte Trump.

Duke iu referuar ndërhyrjes në Irak, Trump thoshte:

“Ne jemi komb-ndërtues. Ne nuk mund të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne duhet ta ndërtojmë kombin tonë. Ne jemi komb-ndërtues, të cilët po mundohemi t’u tregojmë popujve të ndryshëm që kanë jetuar (ose jetojnë) nën diktatorët e tyre nëpër shekuj, se si të veprojnë me vendin e tyre”, kishte thënë Trump.

“Shikoni çfarë po ndodh në Irak. E kemi larguar Saddam Husseinin por nuk mendoj se ishte diçka që na ndihmoi. Iraku është një dështim i madh dhe do të merret nga Irani ose ISIS’i, kështu që mendoj se më mirë është të fokusohemi në veten”, thoshte Trump.

“Ne duhet të kemi ushtri të madhe – ushtri të fortë, duhet të fokusohemi edhe në çështjet e mëdha, por para se gjithash, duhet të fokusohemi te vetvetja’, deklaronte Trump.

I pyetur lidhur me mbështetjen që Bill Clinton i kishte dhënë intervenimit në Kosovë në mënyrë që të parandalohej spastrimi etnik, shkruan Guardian, megjithatë Trump përgjigjet: Është OK, sigurisht. /Dafina Demaku/Periskopi/

 

Shpërndaje në: