Cilat janë top 10 ushqimet që duhet konsumuar këtë verë?

Cilat janë top 10 ushqimet që duhet konsumuar këtë verë?

Ditët e nxehta veçse janë të pranishme, dhe përderisa gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për trupin tuaj është të pini shumë ujë, ka edhe gjëra tjera me të cilat duhet ta pajisni frigoriferin tuaj për të pasur një verë të lumtur dhe të shëndetshme.

Top 10 super-ushqimet verore sipas nutricistëve përfshijnë produktet sezonale dhe proteinat të pjekura në skarë, që janë plot e përplot me vitamina dhe vlera ushqyese, shkruan Periskopi.

Nga ananasi deri të misri i pjekur, këto super-ushqime do të ju mbajnë të shëndëtshëm dhe të hidratuar.

Avokados janë burime të mjaftueshme për yndyrna të shëndetshme

Avokados janë burime të mjaftueshme për yndyrna të shëndetshme si omega-9.

Nutricionistja Frida Harju tha se “Yndyrnat-Omega pro-inflamatore në avocado kanë efekte pozitive  në sëmundjet kardiovaskulare”.

Manaferrat verore janë të shëndetshme për zemrën

Manaferrat verore si dredhëzat, manat, mjedrat janë të mira për zemër.

Konsumimi i këtyre frutave është i mirë për zemër, menaxhon dhe ndalon diabetin, gjithashtu është i mirë për funksionet kognitive.

Qershiat mund të ndihmojnë për të reduktuar pezmatimet

Qershiat janë të pasura me antioksidant dhe reduktojnë pezmatimet.

Dietelogia dhe instruktore e klinikës diatetike në Universitetin e Missourit, Natalie Allen, rekomandon konsumimin e qershiave për të reduktuar pezmatimet duke iu falëndëruar antioksidantëve që kanë me bollëk.

Misri është i pasur me potassium

Misri është i pasur me antioksidant dhe potassium.

Në verë ka një arsye të fortë për t’u konsumuar misri për arsye se ajo ka antioksidant dhe potassium, thotë Natalie Allen.

Perimet e gjelbërta janë të pasura me lëndë ushqyese dhe të shëndetshme për sy

Perimet e gjelbërta janë të rëndësishme për të mbajtur një dietë të qëndrueshme.

“Perimet e gjelbërta janë të mbushura me lëndë ushqyese përfshirë vitamina, minerale dhe fytokemikale të cilat janë ndihmesë e madhe për shëndetin e syve”, thotë Sharon Palmer.

Salomoni i pjekur në grill është i pasur me omega-3

Salomoni i pjekur në grill ka po ashtu edhe proteinë dhe të bënë të ndihesh mirë gjatë ngrënies.

“Salomon është plot me omega 3 me acide të yndyrshme, yndyra të mira që ndihmojnë çrregullimet e zemrës”, këshillon Natalie Allen.

Manaferra Goji ka vitaminën A

Manaferra Goji është shumë i popullarizuar në ushqimet dhe mjekësinë e lashtë kineze.

Origjina e superushqimit, manaferra goji e ka origjinën nga Kina e Lashtë dhe është e pasur me antioksidantë.

Ananasi lufton kancerin

Ananasi është një tjetër superushqim që hynë te familja e furtave të sallatës.

“Ananasi ka lëndë ushqyese që përfshijnë enzimat Bromelain, të cilat ndihmojnë për të luftuar dhe parandaluar formimin e qelizave të kancerit”, thotë Frida Harju.

Rrepat e kuqe menaxhon hidratimin tuaj

“Rrepat e kuqe janë të pasura me ujë 95% dhe të shëndetshme, ato janë të pasuruara gjithashtu me antioksidant që e gjejmë në çajin e gjelbërt”, bjen dakord Natalie Allen.

Shalqiri është i pasur me vitaminën A, B dhe C

Shalqiri nuk është ushqim që të hidraton.

Shalqiri është i pasur me antioksidant, vitaminat A, B, dhe C dhe me aminoacide. /Periskopi/

Shpërndaje në: