Çitaku: Kosova ka ecur shumë përpara në dy dekadat e fundit

Çitaku: Kosova ka ecur shumë përpara në dy dekadat e fundit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova ka ecur shumë përpara në 22 vitet e fundit, veçanërisht krahasuar me vendet e rajonit.

Çitaku tha se në përgjithësi, ajo i sheh pa cinizëm vitet e pasluftës në Kosovë dhe sipas saj, për këtë një meritë ka edhe prania ndërkombëtarëve.

“I shoh pa cinizëm 22 vitet e fundit në Kosovë. E mbaj mend edhe Kosovën e viteve 90’, edhe atë pasluftës. Kosova ka ndryshu shumë për të mirë. Sigurisht që ka pafundësisht gjëra që kemi mundur t’i bëjmë më mirë, por Kosova ka ecur shumë përpara. Nuk po flas për infrastrukturën sepse ne tërë debatin për 22 vitet e fundit e kufizojmë në infastrukturë, shkolla, paga, edhe këto janë të rëndësishme. Krahasuar me vendet e rajonit, ne kemi ecur shumë përpara, kemi shoqëri civile fantastike, media të lira, pluralizëm. Prania ndërkombëtare ka qenë katalizator për të ecur shumë gjëra më shpejt, më mirë. Ne kemi ecur shumë mirë në shtetndërtim. Me ndërtu shoqëri është më vështirë se me ndërtu shtet”, deklaroi ajo në “JavaSonteMeRronin” në KTV.

Por në pyetjen se ku gaboi PDK-ja në vitet e fundit, Çitaku u shpreh se partia që i përket është dashur të promovojë më shumë kuadrot kompetente.

Shpërndaje në: