Çitaku-Kurtit: Mos na shit dushk për gogël, deklarata e Borrellit ndryshoi për të keq

Çitaku-Kurtit: Mos na shit dushk për gogël, deklarata e Borrellit ndryshoi për të keq

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilit i ka thënë “mos na shit dushk për gogël”.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se deklarata e Borrell ndryshon për të keq, pasi në versionin e parë ishte dhe kthimi i serbëve në institucione, ndërsa në versionin e dytë nuk është kjo pjesë dhe është ajo e formimit të asociacionit.

Postimi i saj i plotë:

Po Kryeministër, deklarata e Borell ka ndryshuar, por për të keq.

Përderisa në versionin që ju e keni refuzuar ka qenë i përfshirë edhe kthimi i serbëve në institucione në veri të vendit, versioni që e pranuat pas 48 orëve, pasi u informuat nga Ambasadori Amerikan për zhvillimet në Kosovë, nuk e ka atë pjesë. Por e ka zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, pra edhe asociacionin.

Mos na shit dushk për gogël. Kaq për sot.

Shpërndaje në: