Çitaku: Mbrëmja do të përmbyllet me shumë lajme të mira për PDK-në
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se kjo parti po prin bindshëm në shumë komuna.
Në konferencën e tretë për media, Çitaku tha se procesi i sotëm zgjedhor po shkon qetë dhe demokratk.
“Në shumë komuna raportet që po marrin nga terreni janë tejet pozitive PDK po prin bindshëm ”, tha ajo.
Çitaku tha se PDK në më shumë se një komunë po fiton pa balotazh, por pa dhënë detaje shtesë.
“Jam e bindur që mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për PDK-në”, tha ajo./Periskopi/



