Çitaku për ish-krerët e UÇK-së: Kur e veshën uniformën bënë pakt me vdekjen

Çitaku për ish-krerët e UÇK-së: Kur e veshën uniformën bënë pakt me vdekjen

Sekretarja e Përgjitshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare që po zhvillohet në Hagë.

Ajo në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova tha se ka mungesë totale të angazhimit politik dhe diplomatik për t’u dalë në ndihmë atyre në ndihmë.

“Ata përfaqësojnë historinë e Republikës së Kosovës. Nuk dua t’i imagjinoj pasojat që do t’i pësonim, ne si shtet i ri dhe si popull në rast se verdikti nuk do të jetë i drejtë dhe në favor të Kosovës”.

“Ata djem dhe ato vajza krejt çka kanë pasë ka qenë një zemër e madhe, një guxim  pashoq për të ëndërruar lirinë sepse në momentin kur e kanë veshur atë uniformë ata kanë bërë pakt me vdekjen”, deklaroi ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: