Çitaku për refuzimin e gazpërçuesit amerikan: Gabim strategjik i Qeverisë Kurti

Çitaku për refuzimin e gazpërçuesit amerikan: Gabim strategjik i Qeverisë Kurti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur rreth refuzimit të gazpërçuesit amerikan nga Qeveria Kurti.

Sipas Çitakut ky është një gabim strategjik që do të na kushtojë, përcjell Perikospi.

“Gabim strategjik i Qeverisë së Kosovës dhe përveq që është gabim strategjik do të na kushtojë. Po aq sa më shqetëson gabimi, më shqetëson edhe diskursi dhe nuk është hera e parë që përdoret një diskurs përçmues në raport me SHBA’të”.

Ajo ka komentuar edhe fjalimin e Kurtit në Kuvendin e Kosovës ku ky i fundit tha se nuk bëhet aleanca me Amerikën me gypa.

“Kryeministri sot tha nuk bëhet aleanca me Amerikën me gypa. Ai po e redukton me gypa çështjen e sigurisë energjetike të Kosovës. Kushdo që e njeh këtë fushë e din që gazi që na u ka ofruar ne dhe është kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë e Amerikës karshi gazpërcuesit rus”, ka thënë Çitaku. /Periskopi/

Shpërndaje në: