Çka ndryshoi tek historia e Kosovës me Vetëvendosjen, dhe çka u copëtua?

Çka ndryshoi tek historia e Kosovës me Vetëvendosjen, dhe çka u copëtua?

Glauk Konjufca ka thënë se po të mos ishte Vetëvendosja, historia e Kosovës do të dukej ndryshe. Sipas Konjufcës, me partinë e tij arritën ta ndalin shkëmbimin e territoreve dhe ‘bashkoi Kosovën’, raporton Periskopi.

Por, veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti gjatë 4 viteve kanë bërë të kundërtën e asaj që tha Konjufca sot. Periskopi ju sjell një përmbledhje se qysh Kurti “i ka copëtuar” marrëdhëniet me miqtë më të afërt.

Çka ndryshoi tek historia me Vetëvendosjen?

Për herë të parë në dy dekadat e fundit Republika e Kosovës u përballë me sanksione e masa të forta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo ndodhi me qeverisjen e ‘Kurti II’ gjatë këtyre katër viteve. BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për, siç vlerësoi, rolit të kryeministrit Albin Kurti në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit, zonë e banuar me shumicë serbe.

Pavarësisht masave, Kurti nuk u zmbraps nga veprimet e tij moskoordinuese.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në njërin reagim të Bashimit Evropian duke bërë thirrje që në këtë mënyrë rrezikohet të dëmtohet imazhi i Kosovës ndërkombëtarisht.

Kritika të forta, vendi mori në vitet e fundit më shumë se çdo herë.

Mesazh të qartë e të ashpër pas veprimeve të kësaj qeverisje, la edhe ish ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit”.

Kësaj, i parapriu një deklaratë e tij në lidhje me aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ambasadori i aleatit më të madh të vendit, pati tënë se duhet punuar e duhet bindur fillimisht shtetet e BE-së e NATO-s që s’e njohin Kosovën si të pavarur.

Edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, pati bërë thirrje që nuk duhet të fyhet klubi në të cilin Kosova do të anëtarësohet.

“Ne duam ta ndryshojmë status quo-në për më shumë njohje, duke u bërë anëtar i të gjitha klubeve ku dëshironi të jeni. Dhe mendoj se ishte kolegu im i SHBA-së i cili tha disa javë më parë, nëse doni të bëheni anëtar të klubit, mos e fyeni atë klub ku doni të bëheni anëtar i tij. Kjo nuk është kurrë ide e mirë”, tha Ambasadori Jörn Rohde në Click të RTV21.

Raport të akullt në vitet e fundit, Qeveria e Kosovës kishte edhe me fqinjin e parë, me Shqipërinë.

Kurti as nuk e mori mundin që të uroj Edi Ramen për fitoren.

Ai mesa duket është ende ‘i hatruar’ prej ditës kur kishte dështuar mbledhja mes dy qeverive, që ishte pas planifikuar të mbahej në Gjakovë në vitin 2023./Periskopi/

Konjufca: E ndalëm copëtimin e bashkuam Kosovën pa VV-në historia jonë do të dukej ndryshe

 

Pse Kurti është i hatruar me Ramën?- As pas një jave nuk e uron për fitoren dhe Samitin ‘e suksesshëm’

Shpërndaje në: