Çka u fol në të vërtetë në vizitën e Kurtit në kampusin e Microsoftit: Ja çka zbulon ky mesazh

Çka u fol në të vërtetë në vizitën e Kurtit në kampusin e Microsoftit: Ja çka zbulon ky mesazh

Kryeministri Kurti, në njoftimin për publikun lidhur me vizitën në Kampusin e Microsoftit, tregoi se vetëm i ka informuar për potencialin e Kosovës në fushën e teknologjisë, më saktë, në sektorin e IT-së. Edhe nga Microsoft, sipas njoftimit të zyrtarit Shawn Villaron që takoi Kurtin, vetëm e kanë informuar për mënyrën se si punohet në Kampus. A foli dikush për investime?

***

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, prej më shumë se 14 ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga vizita më e lartë në kontekstin politik, veçohet vetëm ajo me këshilltarin kryesor të presidentit Biden, zotin Jake Sullivan. Ndërkohë, vizitat e kryeministrit deri tani në ShBA, karakterizohen me takime të ndryshme nëpër kompani të sektorit të teknologjisë, taksive, takime me mërgimtarë etj. Njëra prej vizitave e paraqitur si mjaft e bujshme, ishte ajo në Microsoft.

E për këtë vizitë, ka shkruar edhe vetë zëvendës presidenti i programit të PoëerPointit në Microsoft, zoti Shaëwn Villaron.

Villaron, nëpërmjet një njoftimi para pak ditësh tregoi lidhur me vizitën e kryeministrin Kurti në Kampusin e kompanisë gjigante amerikane.

“Të martën pata nderin t’ia tregoj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Kampusin tonë të ri të Mircorosftit në Luginën e Silikonit”, ka shkruar ai, duke shtuar tutje se ‘biseduam për qëllimet e Kampusit tonë rreth bashkëpunimit në inovacion, mbështetjes së mirëqenies së punëtorëve, fuqizimin e komunitetit”.

Një qytetar kosovar, ia ka bërë një pyetje zotit Villaron, duke i thënë se a mund të presë Kosova diçka nga një vizitë e tillë.

“A duhet që vendi më i ri në Evropë si dhe vendi me moshën më të re të presë ndonjë gjë në veçanti, sikurse një degë e Microsoft në Prishtinë për Evropën Jug-lindore? Bashkëpunim me kompanitë tona të teknologjisë?”, e pyet zoti Haki Konjuha, zyrtarin e Microsoftit dhe ai ia kthen kështu:

“Kjo është jashtë kompetencave të mia. Vizita jonë vërtetë ishte një mundësi për të ndarë rrëfimin tonë për kampusin me kryeministrin. Kjo ishte një nga ngjarjet kryesore të karrieres sime në Microsoft. Ne kemi qenë jashtëzakonisht falënderues që ai ishte në gjendje ta ndante një  orë nga koha e tij për t’u takuar me ne”, shkruan ai.

Ndërkohë, kryeministri Kurti, pati njoftuar se në takim me zyrtarët e Microsoftit, i ka informuar për potencialin e Kosovës në fushën e IT-së.

“Takimin tonë të fundit në kuadër të promovimit të sektorit të TI-së në Kosovë, e zhvilluam te kampusi i kompanisë legjendare, Microsoft, në Silicon Valley. Ky kampus mbresëlënës është inspirim për bashkëpunim ndër njerëzor dhe dëshmon se inovacioni dhe qëndrueshmëria nuk janë në kundërshti, porse burojnë nga njëra-tjetra. Sikurse në takime të tjera, edhe zyrtarët e Microsoft i kam informuar për kushtet e favorshme në Kosovë për investime në sektorin e TI-së, sidomos për shkak të potencialit gjithnjë në rritje të të rinjve që merren me këtë sektor”, shkroi kryeministri më 11 maj 2022./Periskopi/ 

 

 

 

Shpërndaje në: