‘Çmendet’ United, transferon super-sulmuesin

Manchester United ka zyrtarizuar marrëveshjen me Evertonin për blerjen e sulmuesit belg, Romelu Lukaku.
United pagoi 75 milionë funte për shërbimet e tij, transmeton Periskopi.
Dje Chelsea kishte ofruar të njëjtën ofertë Everton-it por belgu ka zgjedhur ofertën e djajve të kuq.
Para disa minutave faqja zyrtare e United e konfirmoi transferimin e Lukakus dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje dhe vizitat mjekësore për ta kompletuar transferimin.
Lukaku sezonin që shkoi shënoi 25 gola për Evertonin në Premier Ligë. /Periskopi/