Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit u rrit me 1.49 për qind të hënën, duke arritur nivelin historik prej 3,819.8 dollarësh për ons, sipas të dhënave të orës 07:00 GMT.

Gjatë 12 muajve të fundit, çmimi i arit është rritur nga 2,536.91 deri në 3,819.8 dollarë, duke regjistruar një rritje prej 41.5 për qind.

Rritja e çmimeve lidhet me tensionet gjeopolitike, pasiguritë mbi ekonominë globale, kërkesën e shtuar të bankave qendrore për ar, si dhe ciklin e uljes së normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së.

Javën e kaluar, Fed uli normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, ndërkohë që tregjet presin ulje të tjera gjatë mbledhjeve të tetorit dhe dhjetorit./Periskopi/

Shpërndaje në: