Çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg, Mahmuti komenton deklaratën e Kurtit për Thaçin e Veselin

Çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg, Mahmuti komenton deklaratën e Kurtit për Thaçin e Veselin

Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka deklaruar se zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, i vizitojnë ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, që gjenden në Hagë për instruksione politike.

Mahmuti në reagimin e tij ka thënë se deklarata e Kurtit çon ‘’ujë në mullirin e Prokurorisë’’ për të arsyetuar mbajtjen në burg të Thaçit e Veselit.

“Denoncim i turpshëm publik që çon ujë në mullirin e Prokurosisë për të arsyetuar mbajtjen në burg të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!”, ka shkruar ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: