Cristiano Ronaldo fitoi mbrëmë një prej penalltive më të rënda që do të shihni

Cristiano Ronaldo fitoi mbrëmë një prej penalltive më të rënda që do të shihni

Juventusi arriti të nxjerr një barazim të vonshëm, 1-1, kundër Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italias.

Lideri i Serie A u duk se do të befasohej në “San Siro”, pasi Ante Rebic kaloi “Rossonerët” në epërsi në minutën e 61-të, derisa vendësit gjithashtu mbetën me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit me të kuq të Theo Hernandezit, dhjetë minuta më vonë, transmeton Periskopi.

Mirëpo, në kohën shtesë, Cristiano Ronaldo fitoi një penallti, derisa u mundua të godasë me gërshërë, por tentativa e tij u bllokua nga Davide Calabria.

Lojtarët e Juventusit menjëherë apeluan për penallti dhe VAR u bind, duke i dhënë Juves një mundësi për ta barazuar rezultatin nga 11-metërshi.

Portugezi nuk gaboi dhe qëlloi cakun, mirëpo vendimi për penallti la një shije të hidhur te fansat nikoqirë pasi Calabria as që ishte duke e shikuar topin kur pati kontakt me dorë, derisa ishte në ajër.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: