Cristiano Ronaldo fiton më shumë para se tri skuadra të Premier Leagues

Cristiano Ronaldo fiton më shumë para se tri skuadra të Premier Leagues

Cristiano Ronaldo paguhet më shumë nga Manchester Unitedi se tri skuadra të plota në Premier League.

Norwichi, Leedsi dhe Brentfordi shpenzojnë më pak se 29 milionë euro në vit në paga të lojtarëve – që është saktësisht shuma që fiton portugezi 36-vjeçar, transmeton Periskopi.

Ronaldo – lojtari më i paguar në Premier League – fiton 564 mijë euro në javë, që i bie 29.3 milionë euro në vit.

Në krahasim me Norwichin që shpenzon 28.5 milionë euro çdo 12 muaj në paga të futbollistëve, shumë e cila mbulon komplet skuadrën me 31 persona.

Kjo sipas ‘Sportrac’, e cila gjithashtu potencon se Leedsi i Marcelo Bielsas shpenzon 21 milionë euro në paga për një vit.

Brentfordi ka buxhetin më të vogël për paga në Premier League, derisa shpenzon vetëm 15.2 milionë. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: