Cristiano Ronaldo i tregon Leo Messit kush është ‘baba’ i CL kur i krahasojmë statistikat

Cristiano Ronaldo i tregon Leo Messit kush është ‘baba’ i CL kur i krahasojmë statistikat

Faza e grupeve e Champions Leagues fillon të martën mbrëma, derisa do të kemi disa përballje tejet interesante qysh në javën e parë.

Napoli kundër Liverpoolit dhe Borussia Dortmundi kundër Barcelonës janë ndeshjet më interesante të së martës, derisa Atletico Madrid-Juventus dhe PSG-Real Madrid zhvillohen nesër mbrëma, transmeton Periskopi.

Përveç klubeve, edhe lojtarët më të mirë të kompeticionit do të ndeshen javë pas jave në këtë garë.

Kjo nënkupton se do ta kemi një tjetër mundësi për ta parë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon kundër njëri-tjetrit.

Të dy lojtarët kanë shkëlqyer në nivelin më të lartë të klubeve, por cili ka mbizotëruar ndaj tjetrit?

Statistikat e shpallin bindshëm Ronaldon fitues – dhe madje me një distancë të madhe.

Shikoni statistikat e mëposhtme:

Messi kundër Ronaldos

Ndeshje: 135 vs 162
Gola: 112 vs 126
Asistime: 30 vs 38
Mesatarja e golave për ndeshje: 0.8 vs 0.7
Dygolësha: 25 vs 27
Hat-tricka: 6 vs 7
Gola nga penalltia: 12 vs 16
Gola me kokë: 4 vs 24
Gola nga gjuajtjet e lira: 5 vs 12
Gola në fazën e eleminimit direkt: 26 vs 23
Gola në çerekfinale: 12 vs 25
Gola në gjysmëfinale: 6 vs 13
Gola në finale: 2 vs 4

Shpërndaje në: