Crvena Zvezdës iu ndalua hyrja në Kosovë, Federata Serbe e Futbollit nuk dorëzohet – ja çka shkruan

Crvena Zvezdës iu ndalua hyrja në Kosovë, Federata Serbe e Futbollit nuk dorëzohet – ja çka shkruan

Një falenderim i veçantë nga stafi i Periskopit shkon për Policinë e Kosovës, e cila ia ndaloi hyrjen skuadrës Crvena Zvezda në territorin tonë, me skuadrën serbe që po planifikonte të zhvillonte ndeshje ilegale kundër të ashtuquajturës Trepça.

Në pikën kufitare të Jarinjës, heronjtë e njësisë speciale të Policisë ndaluan kalimin e futbollistëve serbë, të cilët u detyruan të kthehen andej nga erdhën me bisht nën shalë, raporton Periskopi.

Sidoqoftë, tani Federata e Futbollit Serbe ka njoftuar se nesër do të zhvillohet ndeshja.

“Ndeshja e fazës 1/16 në Kupën e Serbisë mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës do të zhvillohet të enjten, 10 tetor në Qendrën Sportive të FSS-s në Stara Pazovë nga ora 15:00”, thuhet fillimisht në njoftimin e Federatës serbe.

“Hyrja do të jetë falas dhe Federata e Futbollit të Serbisë do ta paguajë koston e plotë të qëndrimit të FC Trepçës”, shkruhet më tej. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: