Daçiq: Kurtit i kërkohet dërgimi i draft-Statutit të Asociacionit në kushtetuese para 17 majit

Daçiq: Kurtit i kërkohet dërgimi i draft-Statutit të Asociacionit në kushtetuese para 17 majit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se më 17 maj pritet të ndodh votimi në Këshillin e Ministrave për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, por se para kësaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i kërkohet dërgimi i draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Daçiq tha se “kjo nuk do të thotë se do të shkohet menjëherë me votim” duke shtuar se Franca dhe Italia kanë rezerva ndërsa Hungaria është krejtësisht kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Ata po e shtyjnë Albin Kurtin që të dërgojë Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe derisa francezët thonë se duhet përgjigja e gjykatës, disa thonë se mjafton vetëm dërgimi i draft-Statuti”, tha Daçiq në Tv Prva.

Mes tjerash ai u shpreh se kundërshtimit të Kosovës për anëtarësim në KiE “Beogradi i ka kushtuar vëmedje maksimale politike“.

Shpërndaje në: