Daçiq: Liberia e ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës
Siç raportojnë mediat serbe, shteti i Liberisë ka marrë vendim zyrtar për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kjo thuhet se është bërë nga kreu i misionit diplomatik të këtij shteti, Gbecongar Milton FIndli, shkruan Danas, transmeton Periskopi.
Findli këtë e ka bërë në një konferencë për media së bashku me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Për Daçiqin ky është një lajm i madh para vazhdimit të dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Libëria e ka njohur Kosovën si shtet në 30 maj të vitit 2008./Periskopi/



