Daçiq në Këshillin e OSBE-së: Dënojeni Prishtinën për taksën, po frikëson popullatën serbe

Daçiq në Këshillin e OSBE-së: Dënojeni Prishtinën për taksën, po frikëson popullatën serbe

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar sot në këshillin ministror të OSCE-së në Milano se “frikësimi i popullatës serbe” në Kosovë dhe “lufta tregtare”, të cilën e ka nisur Prishtina, paraqesin sulm të qartë mbi popullatën serbe e që, sipas tij, meriton gdënimin nga të gjithë anëtarët e organizatës, trasnmeton GazetaMetro.net.

Dacic, sipas kumtesës, të cilën e transmeton agjencia Beta, nga ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati ka marrë garanci të forta se Shqipëria gjatë kryesimit të OSCE-së në vitin 2020 do të resepktojë parimet bazë të Organizatës, pasi që Serbia ka shprehu shqetësim se Tirana mund të promovojë pavarësinë e Kosovës.

Dacic ka thënë se Serbia është e përkushtuar për ingtegrimet evropiane dhe bashkëpunimin regjional, si edhe për dialogun me Prishtinën, por ka thënë se për vazhdimin e dialogut është e domosdoshme që Kosova të heqë taksën prej 100 për qind në mallin serb.

Shpërndaje në: