Daçiq: Xhamajka e konfirmoi për neve se nuk e njeh Kosovën

Daçiq: Xhamajka e konfirmoi për neve se nuk e njeh Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se ka marrë informata gojarisht nga Xhamajka se ata nuk e njohin Kosovën, por gjithashtu është kërkuar njoftim zyrtar.

“Natyrisht, ata janë nën një presion të madh, siç janë vendet e tjera të Karaibeve”, tha Daçiq, njofton Klan Kosova.

“Kushdo që i kërkon Serbisë të ndalojë fushatën, ne jemi dëshmitarë se sa presion po u bëjnë vendeve të tjera për ta njohur Kosovën. Kjo është absolutisht e pamoralshme”.

“Ne kërkuam informacione zyrtare nga Xhamajka dhe Ndihmësi i Ministrit na tha që ata nuk e njohin Kosovën”, shkruan RTS.

Shpërndaje në: