Daku udhëheq sulmin e Shqipërisë ndaj Jordanisë
Sulmuesi Mirlind Daku do të paraqitet nga minuta e parë për Shqipërinë në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë. Ndeshja Shqipëri – Jordani nis nga ora 19:00 dhe luhet në “Air Albania” në Tiranë.
Daku në sulm do të përkrahet nga Arbër Hoxha në krahun e majtë dhe Jasir Asani në krahun e djathtë. Në mesfushë do të paraqiten Nedim Bajrami, Juljan Shehu, Krisjtan Asllani, kurse katërshja e mbrojtjes do të udhëhiqet nga kapiteni Berat Gjimshiti. Përkrah Gjimshitit do të jetë Enea Mihaj. Në krahun e djathtë do të luaj Ivan Balliu, derisa në anën e majtë të mbrojtjes Mario Mitaj.
Shqipëria të shtunën shënoi fitore të madhe ndaj Serbisë në Leskovc. Ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Shqipëria e fitoi 1:0 me gol të realizuar nga Rey Manaj../Periskopi/




