Dalin rastet e reja: Ministria e Shëndetësisë ka një lajm të mirë e një lajm të keq

Dalin rastet e reja: Ministria e Shëndetësisë ka një lajm të mirë e një lajm të keq

Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar të dhënat e fundit nga raporti i pandemisë Covid-19.

Numri i të infektuarve është rritur për 17, duke shkuar në 20 në ditën e sotme.

Por, lajmi i mirë është asnjë person nuk ka gjetur vdekjen, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

26 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Në total numri i rasteve aktive është 427.

Shpërndaje në: