Dalin rezultatet e para në referendumet ruse në Ukrainë

Dalin rezultatet e para në referendumet ruse në Ukrainë

Shumica dërmuese e banorëve në rajonet e okupura të Ukrainës kanë votuar “pro” bashkimit me Rusinë, sipas agjensisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, përcjell Periskopi.

Të ashtuquajturit referendume janë mbajtur në katër rajone të Ukrainës, që tashmë janë nën kontrollin e Rusisë, në përpjekje për të legjitimuar rajonet e okupuara.

Si Perëndimi ashtu edhe Ukraina i kanë dënuar referendumet si një “gënjeshtër”, dhe është raportuar se ukrainasit kanë votuar nën kërcënimin e armës.

RIA the se numërimet fillestare tregojnë se bazuar në 14% të votimeve të numëruara në Kherson, 96.7% kanë votuar pro, kurse në Zaporizhzhia, pas 18% të votave të numëruara, 98.19% e votuesve kanë votuar pro bashkimit me Rusinë.

Rezultatet përfundimtare priten të publikohen nesër. /Periskopi/

Shpërndaje në: