Dallaveret me vota, nis intervisitmi i anëtarëve të QNR në Drenas
Ka nisur intervistim i anëtarëve në qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Drenas, raporton Periskopi.
“Nga dita e sotme ka filluar intervistimi të anëtarëve në qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) respektivisht për qendrën Komunale në Drenas.Këto veprime po ndërmerren lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidateve të subjekteve politike”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 9 shkurt 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të hetimeve intensive, nga dita e sotme ka filluar intervistimi të anëtarëve në qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) respektivisht për qendrën Komunale në Drenas.
Këto veprime po ndërmerren lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidateve të subjekteve politike.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
Prokuroria Themelore në Prishtinë do ta mbajë të informuar opinionin publik lidhur me të gjitha zhvillimet e mëtejshme në këtë proces.



