“Dallku do të mbahet ne mend për emocionet e mëdha që i ka dhuruar qytetit të Vushtrrisë”

“Dallku do të mbahet ne mend për emocionet e mëdha që i ka dhuruar qytetit të Vushtrrisë”

Armend Dallku i ka varë edhe zyrtarisht ‘këpucët në gozhdë’, teksa ka njoftuar për tërheqje nga loja aktive e futbollit.

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka bërë karrierë të shkëlqyeshme duke luajtur për shumë klube të njohura si Prishtina, Elbasani dhe Vorskla në Ukrainë, por është klubi i tij i fëmijërisë FC Vushtrria që shkruar me rastin e pensionimit të tij, transmeton Periskopi.

Përmes faqes zytare klubi nga “Ferki Aliu” ka shkruar për pensionimin e ikonës së tyre:

Armend Dallku është pensionuar nga futbolli!

Njëri ndër lojtarët më të talentuar të FC Vushtrrisë, pjese e akademisë së klubit tonë që nga paralufta e për të vazhduar në ekipin senior nga pas lufta deri në vitin 2002, për tu transferuar në FC Prishtina, dhe më pas në KF Elbasani dhe një kohë të gjatë (11 vite) në klubin Vorskla të Ukraninës, dhe për ti dhënë fund karrierës futbollistike në FC Prishtina!

Armend Dallku do të mbahet ne mend për emocionet e mëdha që i ka dhuruar qytetit të Vushtrrisë sa ishte pjesë e kombetarës Shqiptare, duke na përfaqesuar dinjitetshem me ngjyrat kuq e zi! /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: