Danezët zbarkojnë për herë të parë në ‘Fadil Vokrri’ (VIDEO)

Danezët zbarkojnë për herë të parë në ‘Fadil Vokrri’ (VIDEO)

Danimarka do të luajë kundër Kosovës nesër mbrëma me fillim nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Yjet e Danimarkës zbarkuan në stadiumin Fadil Vokrri për të zhvilluar seancën e parë dhe të fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Kosovën, raporton Periskopi.

Futbollistët si Christian Eriksen, Andreas Christensen, Lasse Schone, Kasper Schmeichel e Kasper Dolberg ishin të gjithë prezent në stërvitjen e danezëve.

Në temperatura të ftohta, ekipi i Age Hareide zhvilloi seancën stërvitore ndërsa prania e mediave u lejua vetëm në 15 minutat e para.

Të pranishëm ishin edhe shumë gazetarë danez. /Periskopi/

Shpërndaje në: