Dardan Krasniqi: Kunata ime si kandidate për kryekuvendare do të duhej patjetër që të tërhiqej – vendi ka krizë të lidershipit

Dardan Krasniqi: Kunata ime si kandidate për kryekuvendare do të duhej patjetër që të tërhiqej – vendi ka krizë të lidershipit

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti politik, Dardan Krasniqi ka folur lidhur me ngërçin në Kuvend.

Ai në një prononcim për Periskopin ka thënë se Qeveria në detyrë e ka shkelur çdo parim të vetin.

Krasniqi i cili ishte aktivist i Vetëvendosjes, kunati i Albulena Haxhiut, deklaroi se Vetëvendosje është shndërruar në vetizolim të individit.

“Qeveria Kurti ka shkelur çdo parim fjalë e premtim të dhënë gjatë gjithë mandatit të saj, përjashtu ngjarjet në veriun e vendit! Edhe ky nuk ka qenë rruga sakrifica e angazhimi i askujt në LVV! Pra, sot ka privatizim, nuk ka transparencë, ka polarizim të madh e të pa nevojshëm e rritje të produkteve serbe në tryezat e sofrat e familjeve në Kosovë! Duke u nisë nga ky mozaik politik konsiderojë bindshëm e argumentueshëm se vendi ka krizë të lidershipit e si produkt mosreflektim e armiqësi! Kjo është e papranushme për një organizatë si VV-ja që ka patur debat e sot është shndërruar në vetizolim të individit!”, u shpreh ai për Periskopin.

Kunati i ministres në detyrë, Albulena Haxhiut, aktivisti Krasniqi ka thënë që pretenduesja për kryeparlamentare do të duhej të tërhiqej tanimë, ani pse ai konsideron që propozimi i saj është meritore.

Megjithatë, dëmi që i është shkaktuar vendit nga inatet politike, Krasniqi thotë që nuk rikuperohet.

“Meqënëse aktivistja, ministrja në detyrë e kunata ime si kandidate për kryekuvendare edhe pse meritore në këtë propozim, pasi gjatë aktivitetit të saj politik nuk i ka bërë asnjë dëm vendit e institucionit, nuk ka shit e privatizuar, nuk ka qenë pro e as votuar Demakracion, Zajednicë e Gjykatë Speciale, DO të duhej patjetër që të tërhiqej, e kjo tërheqje assesi nuk do të ishte DEZERTIM por GUXIM POLITIK e standart qe i nevojitët republikës që tashmë po fundosët nga inatët politike! Edhe pse Albulena edhe si emër edhe si mit historik nuk ka qene bllokadë dhe pengesë e vendit! Pasi edhe kjo tërheqje nuk ka për ta rikuperuar dëmin që i është bërë vendit qe nga pas lufta qoftë nga opozita që s’ka lënë të keqe pa bërë qoftë nga qeveria aktuale që ka shkelë çdo standard! E keqja e shoqërisë tonë nuk janë gratë e as Albulena, janë burrat pa takat”, u shpreh ai për Periskopin.

Krasniqi foli edhe për rastin e fundit në Lipjan, ku si pasojë e pakujdesisë të zyrtarëve policisë dyshohet se vdiq 27 vjeçari.

Ai tha se tanimë shoqëria në Kosovë është privuar edhe liria.

“Është një proverb amerikane që thotë: Vetëm shoku i vërtetë të tregon atëherë kur e ke fetyrën e pistë! Duke u nisë nga kjo kuptohët se shoqëritë që kanë sot demokraci e institucione të konsuliduara kritikën të mirën dhe të drejtën e kanë vlerë, ne si shoqëri demokraci e lidership po dëshmojm se jemi e kundërta, është terren kontaminues në çdo segment të jetës e punës në Kosovë! Deri para disa dite kam patur bindjën se në Kosovë vetëm nga liria nuk jemi të privuar e me dy raste të trishta e të dhimbshme që ndodhën në duartë e policisë, njëri në Therandë e tjetri në Lipjan kam frikë se edhe nga kjo e drejtë po privohemi! Pra në një vend ku privohësh nga secila e drejtë, është e zorshme çdo shkronjë e fjalë që e thua edhe atëherë kur ke të drejtë dhe është e vetmja rrugë!”, ka thënë ai për Periskopin.

Shpërndaje në: