Dardanët me këngë speciale: O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë, çerdhe e dashurisë (Video)
Kombëtarja e Kosovës është në prag të dy sfidave të cilat do t’i zhvillojë në stadiumin mitik, Fadil Vokrri, fillimisht kundër Danimarkës dhe më pas kundër Bullgarisë
Tifozët e Kombëares së Kosovës ‘Dardanët’ kanë publikuar një këngë të bukur në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Periskopi.
“O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë, çerdhe e dashurisë,” është vetëm një frazë e këngës së publikuar nga Dardanët.
Ky tekst, është teksti i himnit të Kosovës, mirëpo teksti zyrtarisht nuk është i pranuar si pjesë e himnit, andaj në ceremonitë shtetërore nuk bën pjesë.
Kujtojmë që Kosova më 21 mars luan me Danimarkën një ndeshje miqësore dhe më pas më 25 mars takohet me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve të EURO 2020.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën fantastike të publikuar në faqen e ‘Dardanëve’. /PERISKOPI/



