Daut Haradinaj do t’i jap fund kaosit në Prishtinë përmes ndërtimit të parkingjeve vertikale dhe nëntokësore

Daut Haradinaj do t’i jap fund kaosit në Prishtinë përmes ndërtimit të parkingjeve vertikale dhe nëntokësore

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj planifikon që kaosin me trafik në kryeqytet ta zgjidh përmes ndërtimin të parkingjeve nëntokësore.

Përmes profilit të në facebook, Haradinaj ka thënë se përmes parkingjeve vertikale dhe nëntokësore, do t’i jel fund kaosit në trafik.

Sipas Haradinajt, ky problem do të merr zgjjdhje përmes planit të tij, i cili parasheh ndërtimin edhe të 5 parkingjeve të tjera nëntokësore. Këto projekte Haradinaj planifikon që t’i implementojë përmes partneritetit publiko – privat.

Haradinaj u shpreh se banorëve do t’u sigurohet me prioritet parkingu në pjesët anësore të rrugëve, në ato rrugë ku e lejon hapësira.

Ndërkaq, nëse hapësira është e pamjaftueshme dhe në ato lagje ku ka dendësi veturash, do të ndërtojë parkingje vertikale, nën dhe mbi sipërfaqen e tokës, duke ndjekur praktikat e vendeve të zhvilluara të botës.

Planet dhe idetë e guximshme të Haradinajt paraqesin një fije shprese për Prishtinën, e cila nga dendësia e madhe e njerëzve dhe veturave, është bërë një vend pothuajse i pabanueshëm për banorët e saj.

Shpërndaje në: