Daut Haradinaj marsh nëpër sheshet e Prishtinës: Ka një mesazh për krejt politikanët

Daut Haradinaj marsh nëpër sheshet e Prishtinës: Ka një mesazh për krejt politikanët

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, në ditën e fundit të fushatës ka zhvilluar një marsh nëpër sheshet e kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht ai është ndalur të sheshi “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më pas të sheshi “Zahir Pajaziti”, te memorialët “Heroinat” dhe “Neë Born”.

Me këtë rast ai pati një mesazh për liderët politik, duke kërkuar që fushatat  në të ardhmen të bëhen me oferta konkret e pa kacafytje e fyerjeje.

“Ne ishim sot te presidenti historik Rugova, pastaj vazhduam nëpër shesh e deri te shtatorja Zahir Pajaziti dhe i nderuam Heroinat e Kosovës. Tash jemi te Neë Born dhe nënkupton lindje e re për Kosovën. Ju ftoj që me 17 të japim kontributin e përbashkët dhe mendoj që kemi me qenë një prej brezave që do të mbahet në mend për historinë e kryeqytetin tonë”.

“Ne e kemi pasur një fushatë të quajtur derë me derë dhe kemi shkuar nëpër çdo lagje jemi munduar tua shpjegojmë që programin tonë qytetarëve dhe me ofruar një listë elitare dhe kemi bërë një punë të jashtëzakonshëm. Ky është një mesazh edhe për liderë nacional që fushatat e tjera t’i bëjnë me ofertë dhe jo me përlarje dhe kacafytje”.

 

Shpërndaje në: