Daut Haradinaj: Në Parkun e Lirisë në Arbëri, do të mbillen 13 mijë fidane

Daut Haradinaj: Në Parkun e Lirisë në Arbëri, do të mbillen 13 mijë fidane

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, tha se Arbëria (Dragodani), do ta ketë tajtimin e
merituar.

Ai tha se këtë do ta fillojë prej infrastrukturës nëntokësore, rrugore, njësinë mobile të zjarrfikësve, kompaninë e pastrimit, teleferikun, ndriçimin, dhe Parkun e Lirisë, ku si simbol i sakrificës do të mbillen mbi 13 mijë fidane, në shenjë respekti për dëshmorët dhe martirët e Kosovës.
“Krahas decentralizimit që parashihet të ndodhë në përputhje me Ligjin për Kryeqytetin, Arbëria (Dragodani) do ta ketë trajtimin e merituar, duke filluar prej infrastrukturës nëntokësore, rrugore, njësinë mobile të zjarrfikësve, kompaninë e pastrimit, teleferikun, ndriçimin, dhe Parkun e Lirisë, ku si simbol i sakrificës do të mbillen mbi 13 mijë fidane, në shenjë respekti për dëshmorët dhe martirët e Kosovës.
Në listën tonë për asamblenë komunale të kryeqytetit, kjo lagje përfaqësohet me Agon Hanën dhe Planeta Sllamnikun”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://www.facebook.com/watch/?v=181937327373959&extid=NS-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C&ref=sharing

Shpërndaje në: