David Haye e fton në duel Tyson Furyn: Mund ta nokautoj

David Haye e fton në duel Tyson Furyn: Mund ta nokautoj

David Haye ka marrë zemër pas fitores në mbrëmjen e kaluar dhe e ka ftuar në duel Tyson Furyn.

Haye shënoi rikthimin e tij në ringun e boksit gjatë mbrëmjes së kaluar, kur edhe shënoi fitore ndaj Joe Fournier, duke fituar me vendim unanim, në qytetin e Floridës.

Pas duelit të mbrëmshëm, në entuziazmin e fitores, boksieri e ftoi për një duel kampionin Tyson Fury.

Haye u shpreh se i di taktikat e ‘Gypsy’ dhe mund ta nokautojë atë në një meç potencial.

“Nëse kthehem në boks për një duel të vërtetë, kundër dikujt special? Do të ishte kundër dikujt që e di se mund ta mposhti”, ka thënë Haye, transmeton Periskopi.

“Do ta bëja për Tyson Fury. E njoh stilin e tij. Unë e di se çfarë bën mirë ai. Atributet e mia nuk shkojnë për stilin e tij. Ai dhe ekipa e tij e dinë mirë”, shtoi boksieri.

Një fitore e Haye ndaj Tyson Fury do të ishte e vështirë të mendohet, aq sa është e vështirë të mendohet një meç mes tyre në këtë periudhë. /Periskopi/

Shpërndaje në: