De Jong: Messi është lojtari më i mirë në botë

Periskopi.com Sporti

“Lionel Messi mbetet lojtari më i mirë në botë dhe lojtarët e Barcelonës duhet t’i përshtaten stilit të lojës së tij.”, kështu mendon mesfushori i Barcelonës, Frankie de Jong.

Gjashtë herë fituesi i Topit te Artë ende nuk është adoptuar më stilin e lojës së trajneri të ri, Ronald Koeman, në skemën 4-2-3-1 dhe ka dështuar të shënojë gol nga ndeshja e hapur në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni.

“Kur ju e keni Messin në skuadër, natyrisht se luani me lojtarin më të mirë në botë.”, tha De Jong për faqen zyrtare të UEFA-së.

“Ju duhet të provoni ta vendosni atë në pozicionin më të mirë për të bërë diferencën dhe ne duhet të përpiqemi të adoptohemi me atë. Kur ai e merr topin në pozitën e tij te preferuar, ai do të bëjë më të mirën për ekipin.”, shtoi De Jong.

Shpërndaje në: