Deçan: Rrëmbehet një e mitur me të meta mendore

Deçan: Rrëmbehet një e mitur me të meta mendore

Një person dyshohet se ka rrëmbyer me veturë një të mitur me të meta mendore, e cila ndodhej pranë shtëpisë së saj. Ankuesi dhe një dëshmitar, pasi e kanë vërejtur ngjarjen, e kanë ndjekur veturën, kanë arritur ta ndalin dhe ta marrin viktimën, të cilën e kanë kthyer në shtëpi.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur, ndërsa vetura e braktisur është gjetur dhe sekuestruar rreth tre kilometra larg vendit të ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut nuk ka pasur lëndime fizike, përveç shqetësimit.

Njoftimi i policisë:

RRËMBIM

Rr. Arben Hajdaraj –Shaptej, Deçan 15.08.2025-23:30. Pas marrjes se një informate për rrëmbim, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar ankuesin dhe dëshmitarin, të cilët kanë njoftuar se një i dyshuar i pa njohur ka rrëmbyer me veturë të miturën me të meta mendore, e cila ishte në rrugë pranë shtëpisë së saj.

Ankuesi se bashku me dëshmitarin i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi.

I dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur.

Njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim. Rasti duke u hetuar./Periskopi/

Shpërndaje në: