Dedaj: Regjimi Kurti e Osmani i kanë shkaktuar shumë humbje Kosovës

Dedaj: Regjimi Kurti e Osmani i kanë shkaktuar shumë humbje Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7 ka shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit në detyrë,  Albin Kurtit dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke i akuzuar drejtpërdrejt për shkatërrimin e vendit dhe humbjen e mundësive të qytetarëve.

“Kosova ka 2 milionë vite të humbura, sepse 2 milionë kosovarve regjimi Kurti e Osmani ua kanë humbur nga një vit secilit. Zhagitja është koncept i tyre dhe mosbërja e asgjëje i ka degraduar vendit, veçanërisht partneritetin me miqtë tanë, zhvillimin ekonomik dhe diplomacinë”, ka thënë Dedaj .

Ai e përshkroi Kurtin si një ekstremist majtist që ushtron pushtet në mënyrë të imponuar dhe jo demokratike.

“Kurti është një ekstremist majtist dhe mendon se Kosova duhet të sillet rreth tij. Ky e ka ditur se nuk i ka votat, dhe e ka uzurpuar qeverinë me zor dhe dhunë, një shembull unik për demokracinë, për të keq. As nuk i ka pasur numrat, as nuk i ka tani, as nuk do t’i ketë. Kjo është një mashtrim që i është bërë Kosovës. Në këtë seancë të Këshillit të Përgjithshëm të VV, Kurti e hodhi flamurin e bardhë dhe u dorëzua, sepse edhe gënjeshtra një ditë përfundon. Këta e kanë art gënjeshtrën, madje shpesh e konsiderojnë vlerë. Nuk i kanë votat për qeveri dhe partitë ish-opozitare nuk duan të qeverisin me Kurtin, që e ka degraduar Kosovën”, ka thënë Dedaj. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: