Dedikimi special i ministrit kosovar për nënën dhe bashkëshorten (Foto)

Dedikimi special i ministrit kosovar për nënën dhe bashkëshorten (Foto)

 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani duket të jetë shumë i kujdesshëm me njerëzit e tij më të dashur.

Çdo festë atë e shohim duke i dhuruar lule bashkëshortes së tij Arbenitës. Edhe sot me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ai nuk ka harruar që më një urim special dhe me nga një buqetë lule t’ua urojë nënës dhe bashkëshortes së tij këtë festë.

Hasani në profilin e tij në Facebook, ka postuar një fotografi me dy gratë më të rëndësishme të jetës.

Ja dedikimi i tij për to. “Për gratë më të rëndësishme të jetës sime nënën dhe bashkëshorten. Gëzuar 8 Marsin! Faleminderit që jeni mbështetja ime çdo ditë të jetës!”, ka shkruar ai.

 

Shpërndaje në: