Defekti në aeroplanin presidencial shfaqet një orë pas ngritjes – Trump kthehet në Uashington
Aeroplani i presidentit amerikan Donald Trump, Air Force One, u kthye në Joint Base Andrews rreth një ore pas ngritjes drejt Zvicrës të martën në mbrëmje.
Kjo u bë sepse ekuipazhi i aeroplanit vuri re një “problem të vogël elektrik” menjëherë pas ngritjes dhe, nga masa paraprake, vendosi të kthehej.
Një gazetar që ishte në aeroplan tha se dritat në kabinën e medias u fikën për pak çast, por nuk u dha ndonjë shpjegim tjetër në atë moment.
Pas rreth gjysmë ore fluturim, gazetarët u njoftuan se aeroplani do të kthehej, shkruan cnn.



