Dejona Mihali mbështet Çekon: Punon pa hile dhe është i ndershëm, s’tutet nga Sami Lushtaku i PDK’së
Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve të VV-së, ka dalë në mbështetje të parezervë për kandidatin e partisë së saj në Prishtinë, Hajrulla Çeko. Si zakonisht, ajo pati thumba edhe për PDK-në.
Mihali tha se Çeku është punëtor i ndershëm dhe se as nuk krahasohet me kundërkandidatët e tij në kryeqytet, përcjell Periskopi.
“Hajrulla Çeku është i pakrahasueshëm me kundërkandidatët. Sepse punon pa hile, i shërben qytetarëve jo interesave, është i ndershëm dhe këmbëngulës për projektet që i bëjnë punë Kryeqytetit”, tha Mihali në Facebook.
Por, ajo nuk arritit të përmbahet nga obsesioni që ka me PDK-në. Mbi të gjitha, tha ajo, arsyeja pse duhet të votohet Çeku është fakti se ai nuk u tutka nga Sami Lushtaku, që sipas Mihalit është kandidat i vërtetë i PDK-së për Prishtinë.
“Dhe mbi të gjitha nuk tutet as nga Sami Lushtaku kandidati i vërtetë i PDK-së e as nga të tjerë që janë bërë gati për të kafshuar pronat e Prishtinës”, tha Dejona e VV-së.
Çeko shihet se ka lidhje të afërt me Dejonën, që po dëshmohet edhe përmes një fotografie që ka bërë xhiro në rrjete sociale nga një takim i dyshes në një kafene. Oferta e VV-së për kryeqytet është Hajrulla Çeko, me mbështetje të plotë nga Dejona Mihali.



