Dejona Mihali starton kampanjën kundër Adriatik Kelmendit, pason nga Mef Bajqinovci

Dejona Mihali starton kampanjën kundër Adriatik Kelmendit, pason nga Mef Bajqinovci

Pas letrës së kryetarit të VV’së, Albin Kurti për Abdixhikun e LDK’së, pati reagime të shumta. Njër ndër ta ishte edhe gazetari Adriatik Kelmendi, transmeton Periskopi.

Përmes një reagimi ironizues në Facebook, Kelmendi shkroi: Albin Kurti sërish letër Lumir Abdixhikut: Ndihmomë, si vlla!

Ky reagim, “i kushtoi” gazetarit Kelmendi, pasi nga VV nisën kampanjën ndaj tij.

Ishte “masha e VV’së”, Dejona Mihali, e cila shkroi se “po vihet re një fenomen i ri në publik këto ditë: sa herë i referohet dikush LDK-së me ndonjë kërkesë politike, i pari përgjigjet Adriatik Kelmendi i Devollëve.”

Mihali shprehet më tej se “miqtë e Adriatikut nuk po lënë vend pa thënë se Devollt duan ta kandidojnë për kryetar komune z. Kelmendi”. Ajo nënvizon se ndonëse dikush mund të mendojë se e kanë fjalën për Pejën, “jo – Devollt duan ta kandidojnë për Prishtinën”, dhe shton se “ende nuk e kanë gjetur saktë partinë” ose “nuk e kanë të qartë nëse duan përfundimisht Adriatikun apo Uran Ismajlin”.

Pas reagimit të Dejona Mihalit, s’kishte si të mungonte Mefi i VV’së.

Ai flet për ‘siklet’, por nuk specifikon për kë.

“Prej analista u bënë psikanalista. Jo po çka ka mendu ai kur e ka thënë këtë. Gjithologa. Nuk ka nevojë ju për kaq siklet ose tregonani pse keni siklet?!”, shkroi Mefi i VV’së në Facebook.

Kujtojmë se sot, Kurti përmes një letre drejtuar Abdixhikut, i kërkoi këtij të findit të bëj koalicion me të.

Ngase nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë, Kurti i lutet kreut të LDK’së që të shkojë me ta duke thënë se “preferon një koalicion me LDK’në dhe se nuk është e interesuar të bëjë me PDK’në.

“Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë”, Kurti ‘i ulet në gjunjë’ Abdixhikut për koalicion (DOKUMENT)

Shpërndaje në: