Deklarata e Gary Neville për largimin me frustrim të CR7 nga fusha, ngrit pikëpyetje të mëdha për portugezin

Deklarata e Gary Neville për largimin me frustrim të CR7 nga fusha, ngrit pikëpyetje të mëdha për portugezin

Gary Neville ka kërkuar që Ole Gunnar Solskjaer të ‘ndajë një-dy fjalë’ me Cristiano Ronaldon, pasi portugezi u largua nga fusha me frustrim pas barazimit 1-1 të Manchester Unitedit me Evertonin.

36-vjeçari startoi ndeshjen nga banka rezervë, për befasinë e të gjithëve, transmeton Periskopi.

Ai u inkuadrua në minutën e 57-të, por nuk arriti të ketë impakt pozitiv. Pas vërshëllimës së fundit, i frustruar ai u largua nga fusha.

Dhe duke folur për ‘Sky Sports’, Neville ka thënë se Solskjaer duhet të flas me të për situatën.

”E pashë duke u larguar ashtu dhe nuk mund ta them se më pëlqeu,” tha Neville.

”A është Cristiano i mërzitur kur nuk luan? Po. A është Cristiano i mërzitur kur nuk shënon? Po. A është Cristiano i frustruar kur skuadra nuk fiton? Natyrisht.

”I dimë këto gjëra. Nuk ka nevojë të na dëshmojë këtë.

”Ai u largua nga fusha duke folur me veten, që ngritë pyetjen – çka po thoshte? Me kë është i frustruar?

”Mund të mbetet vetëm mbi supet e trajnerit. Veprimet e tilla – dhe Cristiano e di këtë – do të sjellin presion të vërtetë mbi trajnerin, më shumë se që ka tash Ole Gunnar Solskjaer.

”Mendoj se kjo është diçka që duhet të menaxhohet në disa muajt e ardhshëm. Cristiano nuk do të shënojë gjithmonë, ndoshta as nuk do të luajë në secilën ndeshje.

”Por mendoj se nëse ai largohet ashtu, do të vë presion të menjëhershëm mbi Solskjaerin. Nuk ka dyshim se fjalët pas ndeshjes ishin për trajnerin.

”Ai e ka kolektivin e lojtarëve por nuk e kanë këtë stil të lojës, ata nuk e kanë këtë ose atë. Ai nuk e zgjodhi Ronaldon…” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: